SHOWBIZ / E Enjte 1 Prill 2021, 16:04

Aktori Rezart Veleshnja ‘thumbon’ Altin Bashën: Mos vidh nga Portokallia se do të heqin fare!

Pak javë më parë në ABC ka filuar një program i ri humori i quajtur “Kosherja”. Regjisori i këtij programi është ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, i cili para disa muajsh u largua nga Top Channel. Mesa duket, Basha ka filluar që në emisionin e ri të humorit të futë ide që janë bërë më herët në Portokalli. Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori i humorit Rezart Veleshnja.

Përmes një InstaStory ai është shprehur se numrat artistikë që Basha ka vënë në skenë janë ide të aktorëve të Portokallisë dhe ai kurrsesi nuk duhet t’i marrë. Gjithashtu, aktori nuk ka ndenjur pa hedhur kunjat për televizionin ku ka shkuar Basha, apo edhe për detyrën që ka marrë si drejtori i Teatrit Eksperimental.