“Për Arlindën heshtje, kur ti kërkove mbrojtje institucionet vepruan”, Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht ndaj këngëtares
dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook,
Latifi e ka kritikuar Llalloshin për atë që e konsideron mungesë të reagimit publik për rastin e Arlindës.
Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe angazhimin e deputetes si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Kuvendin e Kosovës.
“Edona Llalloshi, për vete mbrojtje, për Arlindën heshtje!”, e ka nisur reagimin e saj Latifi.
Ajo ka pretenduar se, në një rast të mëparshëm, kur Llalloshi kishte kërkuar mbrojtje, institucionet kishin ndërmarrë veprime, ndërsa këtë situatë e ka krahasuar me rastin e Arlindës, e cila humbi jetën pasi, sipas raportimeve, kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.
“Kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë. Arlinda kërkoi mbrojtje, por përfundoi e vrarë”, ka shkruar ajo.
Më tej, Drenusha ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë publike të Llalloshit në kuadër të detyrës së saj parlamentare, duke kërkuar që zëri i saj të dëgjohet edhe në rastet kur gratë përballen me dhunë dhe humbin jetën.
“Ti je anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. Çfarë vlere ka kjo pozitë nëse zëri yt nuk dëgjohet kur gratë vriten? Pushteti nuk është privilegj për veten, por përgjegjësi për t’i mbrojtur ato që nuk kanë zë”, ka shkruar këngëtarja.
Në fund të reagimit, Latifi ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, po funksionon përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj deputetes.
“Parlamentin e keni bo sfilat, defilim, pos unë në vakt Missllakun tem e kom majt kshtu ani ju Pharlamentin. A je tu e qalldis najkah…..!”, ka përfunduar ajo.
Më të Lexuarat

LAJME
"Jemi myslimanë jo SHQIPTTARË "Myftiu i Sanxhakut shokon/ Plas DEBATI në studio

LAJME
“Për Arlindën heshtje, kur ti kërkove mbrojtje institucionet vepruan”, Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit

LAJME
Sl NUK I VJEN ZOR "MOS MË THONI SHQIPTAR" AKTORI I NJOHUR QË LINDI SHQIPËRI: JAM GREK, EPIRI I VERIUT GREK
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"Elisa Spiropali do të shkërmoq Ramën", vjen përmbysja e madhe që nuk pritej! Kthesa tronditëse
Deklaratat e fundit të Kujtim Gjuzit kanë trazuar skenën politike dhe kanë ndezur debat të fortë në rrjetet sociale. Duke fo...

LAJME
"Jemi myslimanë jo SHQIPTTARË "Myftiu i Sanxhakut shokon/ Plas DEBATI në studio

LAJME
“Për Arlindën heshtje, kur ti kërkove mbrojtje institucionet vepruan”, Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit

LAJME