LAJME / E Premte 22 Maj 2026, 17:05

Zv.ministrja e Shëndetësisë ndihet keq, transportohet me urgjencë në spital

Një incident i papritur është regjistruar sot në ambientet e Parlamenti i Greqisë, ku zëvendësministrja Eirini Agapidaki është ndjerë keq gjatë qëndrimit në institucion.

Sipas raportimeve të mediave greke, Agapidaki ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe gulçim, ndërsa është konstatuar edhe nivel i ulët i oksigjenit në gjak.

Ajo është dërguar menjëherë në infermierinë e Parlamentit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit emergjent EKAB për transportimin e saj drejt spitalit.

Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE