LAJME / E Shtunë 25 Janar 2025, 21:09

Zjarri te “Komuna e Parisit”, dalin pamjet e makinave të shkrumbuara në garazhd

Tre automjetet në foto u shkrumbuan në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në zonën e Komunës së Parisit i cili u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve.

Nga zjarri mbetën të lënduar katër persona, nëna me dy fëmijët dhe një e moshuar.

Nëna dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu e moshuara ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.