LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 09:09

Zjarri “përpin” kompleksin e “Arlis shpk”/ Vijon të dalë tym, 30 apartamente të shkrumbuara, PAMJE tronditëse nga pallati që u dogj dje pranë QSUT-së

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë përfshirë nga zjarri, ndërsa bilanci i saktë i dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës.

 

Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Sakaq, hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Zjarri “përpin” kompleksin e “Arlis
Zjarri “përpin” kompleksin e “Arlis
Zjarri “përpin” kompleksin e “Arlis

Pamjet e mbërritura në redaksinë e “Ora News” tregojnë se forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit në pallatin e përfshirë nga flakët.

Sipas pamjeve, zjarri është rindezur në katin e 9-të të ndërtesës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e tij afër orëve të mesnatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE