LAJME / E Martë 12 Gusht 2025, 23:11

Zjarri ‘përpin’ banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore në Lekë

E rëndë paraqitet situata në fshatin Lekël të Tepelenës, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga raportimet e gazetares Brikena Metaj, mësohet se flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa. Po ashtu, flakët kanë ‘përpirë’ tre stane dhe tre krerë gjedhë.

Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II.

Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët. Sakaq, situata u përshkallëzua dhe më tej, pas shpërthimit të dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta të zjarrit. Duke marrë shkas nga situata, u kërkua evakuimi urgjent i popullsisë në fshatrat Lekël dhe Hormovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE