LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 23:11

Zjarri në një banesë në Tiranë, identifikohet viktima (Emri)

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë, ku për shkak të tymit një i moshuar ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Theodhor Llulla, 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se 72-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën prej asfiksisë, ndërsa raportohet se ishte edhe invalid.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE