LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 21:09

Zhvillime të mëdha në Lindje, Presidenti Trump jep njoftimin

Zhvillime të mëdha në Lindje, Presidenti Trump jep njoftimin

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, i cili tha se do të hyjë në fuqi sot.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, i cili tha se do të hyjë në fuqi sot.

“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, shumë të respektuar, dhe Kryeministrin e Izraelit, Bibi Netanyahu. Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që, për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor në orën 17:00 sipas Orës Lindore”, postoi Trump në Truth Social të enjten, raporton CNN, transmeton Klankosov.tv.

“Kam udhëzuar zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme”, shtoi Trump.

Izraeli dhe Libani zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada më parë këtë javë në Uashington, DC, transmeton Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE