
Një sulm i rëndë ka ndodhur në një shkollë në Bavari ku janë plagosur disa perosna, dy prej tyre rëndë. Policia njofton edhe për arrestimin e një 16-vjeçari, i cili dyshohet si autor i sulmit.
Dy vajza janë plagosur rëndë dhe janë dërguar urgjentisht në spital, tha një zëdhënës i Policisë. Ndërkohë ato nuk janë më në gjendje kritike. Vajzat janë nxënëse në këtë shkollë.
Numri i përgjithshëm i personave të plagosur dhe lëndimet e tyre akoma nuk janë kumtuar, por flitet për një numër njëshifror të personave të plagosur.
Ky sulm me armë ka ndodhur në Schongau, në gjimnazin Welfen-Gymnasium.
Në supozimet e para thuhet se sulmuesi ka pasur një thikë dhe një armë zjarri, por arma e zjarrit akoma nuk është gjetur.
Akoma nuk dihet asgjë për motivet dhe origjinën e aktorit të sulmit apo të lënduarve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
