LAJME / E Shtunë 23 Maj 2026, 16:04

Zgjedhjet për kreun e PD, voton Agron Gjekmarkaj: Kur nuk ka garë, i nënshtrohemi

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka votuar në selinë blu, në zgjedhjet për kryetarin e partisë.

Pas votimit, Gjekmarkaj komentoi mungesën e garës, duke deklaruar shkurtimisht se “po të kishte garë do të bënim garë”, ndërsa shtoi se në kushtet aktuale procesi i nënshtrohet “ligjeve të referendumit”.

“Po të kishte garë do të bënim garë. Pa garë i nënshtrohemi ligjeve të referendumit!”, shtoi Gjekmarkaj për gazetarët.

Demokratët po votojnë këtë të shtunë për zgjedhjen e kreut të PD-së, ndërsa procesi po zhvillohet në selinë qendrore dhe degët e partisë në të gjithë vendin.

Emri i Sali Berishës është i vetëm në fletën e votimit, ndërsa kandidatët e tjerë u përjashtuan nga gara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE