
Një tragjedi e përmasave të rralla ka goditur familjen Qokaj, me origjinë nga Curraj i Epërm i Tropojës dhe banues në Lushnje, të cilët brenda 24 orëve humbën dy shtyllat e shtëpisë, babë e bir.
Drama nisi me ndarjen nga jeta të kryefamiljarit, 88-vjeçarit Ndue Martin Qokaj. Lajmin e hidhur e dha vetë i biri, Besniku, djali i tretë mes gjashtë vëllezërve, i cili vetëm pak orë para fundit të tij tragjik, po kujdesej për të shpërndarë njoftimet mortore të të atit.
Por ajo që ka tronditur më së shumti opinionin dhe bluzat e bardha është shkaku i vdekjes së Besnikut. Pasi kishin përfunduar ritet për babanë e tij, ai ishte shtrirë për të pushuar pak çaste, por nuk u zgjua më.
Burime për “Gazeta Shqip” bëjnë me dije se ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar një detaj rrëqethës.
Mjekët kanë konstatuar se zemra e Besnikut ishte “e copëtuar”, një gjendje fizike ekstreme që lidhet me përjetimin e dhimbjes së madhe. Sipas mjekëve, ky është një rast tejet i rrallë, duke pohuar se rrallëherë janë ndeshur me një dëmtim të tillë kardiak të shkaktuar nga tronditja emocionale.
Kjo ngjarje e rëndë ka lënë të shokuar mbarë komunitetin, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar mesazhet e fundit të të ndjerit, i cili kërkonte ndihmë për të nderuar babanë e tij, pa e ditur se zemra do ta tradhtonte nga dhimbja vetëm pak orë më pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
