
Presin në radhë nën temperaturat e larta dhe, sipas tyre, pasi mbërrijnë te sporteli, dëgjojnë të njëjtën përgjigje se nuk ka para.
Kjo situatë, thonë ata, përsëritet pothuajse çdo muaj dhe se detyrohen të bëjnë ecejake për të marrë paratë nga të cilat varen ilaçet, ushqimet dhe shpenzimet e përditshme.
Mungesa e fondeve është shkak i vonesave në shpërndarjen e pensioneve. Ky shërbim varet nga fondet që sjell filiali i Postës së Durrësit dhe shpesh edhe nga arkëtimet e tjera.
Shqetësimi i pensionistëve, edhe pse i vazhdueshëm, vjen në një kohë kur Posta Shqiptare është përballur me një tjetër problem serioz në filialin e Durrësit.
Muajin e kaluar u denoncua mungesa e një fondi me vlerë rreth 700 mijë euro, për të cilin u arrestuan drejtuesja e filialit, shefja e financës dhe arkëtarja.
Të trija akuzohen për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës. E ndërsa hetimet kërkojnë gjurmët për gjetjen e parave që mungojnë, pensionistët kërkojnë vetëm një gjë: të mos sorollaten më për të marrë pensionin e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
