LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 16:04

Zbulohet mesazhi i Albin Kurtit për mikun e tij: Nipi yt që po del në listën e PDK-së e meriton me vra

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Dardan Krasniqi, ka bërë deklarata të forta në një intervistë televizive, duke pretenduar se një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje kishte folur për një kërcënim serioz ndaj nipit të tij në kohën kur ai ishte kandidat i PDK-së.

Gjatë një interviste për TV Arbëria, Krasniqi tha se bëhet fjalë për një person që, sipas tij, e kishte mik dhe të cilin kishte pritur në shtëpinë e familjes së tij.

Sipas pretendimeve të Krasniqit, gjatë një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputeti në fjalë kishte përdorur një deklaratë kërcënuese në lidhje me nipin e tij.

“Ka qenë një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që e kam shumë mik, që unë e kam mbajt në familjen teme sa ishte deputet i VV-së dhe në një takim që kishte pasur me Kurtin kishte thënë se nipi yt që po del si kandidat i PDK-së duhet me vra, veç s’ka kush me vra”, është shprehur Krasniqi.

Ai pretendoi se pas kësaj ishte angazhuar për disa ditë që të kujdesej për sigurinë e nipit të tij.

“Tërë ditën e kam mbajt, pesë ditë jam marrë me të mos me lan nipin me vra veç pse kishte dal në listën e PDK-së”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi se personi për të cilin foli aktualisht jeton në Gjermani dhe pretendoi se posedon prova që, sipas tij, mbështesin deklaratat e bëra.

“Unë mbaj përgjegjësi për fjalën, jam unë, janë argumente. Një ditë ia dërgova një komunikim me zë”, tha ai.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe personat e përmendur në mënyrë të tërthortë nga Krasniqi nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto pretendime.

Pretendimet e bëra nga Dardan Krasniqi janë deklarata të tij dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet apo me vendime gjyqësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE