LAJME / E Premte 22 Maj 2026, 20:08

Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të mbahet më 26 maj 2026.

Një ditë më parë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhanë dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, një zhvillim i konsideruar kyç për avancimin e mëtejshëm të negociatave.

Sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit të IBAR-it, dosja kalon në COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku pritet edhe sanksionimi formal për zhvillimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Shqipëria mban statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian që prej vitit 2014, ndërsa objektivi i qeverisë mbetet anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE