LAJME / E Diel 14 Shtator 2025, 23:11

Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Senatori amerikan Marco Rubio, i shoqëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-guvernatori amerikan Mike Huckabee, vizitoi sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në ndalesën e tij të parë gjatë vizitës në Izrael.

Delegacioni ndoqi traditën e vendosjes së shënimeve në çarjet e “Murit të lotëve” dhe më pas mori pjesë në një lutje të udhëhequr nga Mordechai Shuli Eliav, drejtues i Fondacionit të Trashëgimisë së Murit Perëndimor.

Pas lutjes, ata vizituan edhe tunelet nëntokësore që shtrihen poshtë Lagjes Myslimane.

Pas turit, Netanyahu e cilësoi aleancën SHBA–Izrael “aq të qëndrueshme sa gurët e Murit që prekëm”. Rubio nuk dha deklarata për media, ndërsa delegacioni u largua mes masave të rrepta të sigurisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE