
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës. Mësohet se, ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.
I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes, nuk u ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh lufte me vdekjen nën kujdesin e mjekëve.
Humbja e tij e çon në katër bilancin e viktimave të kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.
Nga ky aksident fatal humbën jetën më herët edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen fatale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
