
Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, i cili mbeti i vrarë ne atentatin mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkë me ish të dënuarin Gilmando Dani, është vënë në pranga nën akuzën e dhunës në familje.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Shemsi Shaljanit, gjykata e Tiranës caktoi me datë 16 mars masën e sigurisë “arrest me burg” pasi dyshohet se ka dhunuar të venë e vëllait të vrarë.
Burime konfirmuan se me 13 mars në polici u paraqiti e veja e Muçi Shaljanit alias Sheqerit, e cila ka pretenduar se pas vdekjes së bashkëshortit të saj, vëllezërit e këtij të fundit kanë ngritur pretendime në lidhje me pronësinë e objektit 4-katësh, ku ata jetojnë në rrugën “Spiro Deda”, si dhe të 2 ambienteve bar-kafe që janë administruar nga bashkëshorti i saj.
Më tej, ajo I ka thënë policisë se Denis Morina, vëllai nga ana e nënës i shtetasit Muçi Shaljani, i kishte marrë çelësin e hyrjes së këtij objekti, me pretendime lidhur me pronën.
Fillimisht ajo nuk ka bërë kallëzim, por ka kërkuar ndihmën e policisë që vëllezërit e bashkëshortit të ndjerë t’i dorëzonin çelësin e objektit dhe ka paraqitur edhe dokumentacionin përkatës lidhur me pronësinë.
Policia ka thirrur Denis Morinën, vëllain e Muçi Shaljanit dhe mes palëve është arritur marrëveshje dhe I është dorëzuar çelësi 40-vjeçares, ndërsa lidhur me pretendimet që mund të kishin palët për pronësinë e godinës janë orientuar që t’i drejtoheshin gjykatës.
Një ditë më vonë, bashkëshortja e agjentit të vrarë është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar për dhunë kunatin e saj Shemsi Shaljani, duke pretenduar se ky i fundit i ka shkuar te dera e banesës, duke goditur me grushte derën dhe i ka kërkuar të largohet nga prona së bashku me fëmijët e saj. Në kallëzim ajo ka pretenduar se është kërcënuar me jetë.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, e fill më pas ka plotësuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje për gruan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
