
Personi që shihni në foto është Erogen Vaso, i njohur ndryshe si Erogen Brajoviç, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e përgjakshëm të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.
Sipas burimeve të para hetimore, Brajoviç dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit, ndërkohë që dy persona mbetën të vrarë në vend.
Të vrarë në këtë ngjarje mbetën:
Armando Pali Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç – truproja e Brajoviçit
Të plagosur rezultojnë:
Erogen Brajoviç Meri Kaceri
Erogen Brajoviç është një emër i njohur për drejtësinë, i identifikuar si anëtar i grupit kriminal “Bajri”. Ai është gjithashtu vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020.
Ndërkohë, autori i dyshuar i atentatit, Ragib Gila, është vënë në pranga pas një ndjekjeje nga policia, teksa u gjet edhe me skafandër në kokë në zonën e “Zallit të Kirit”.
Nga vendi i ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatike, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit vijojnë me intensitet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
