LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 10:10

“Washington Post”: Dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake në Uashington, ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Dronë të paidentifikuar janë vërejtur mbi një bazë ushtarake në Washington, ku qëndrojnë sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, raporton The Washington Post, duke cituar burime të informuara mbi çështjen.

Sipas raportimit, autoritetet amerikane nuk kanë arritur ende të përcaktojnë origjinën e dronëve. Incidenti ka ndodhur mbi bazën ushtarake Fort McNair, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në një moment tensionesh të larta.

Burimet bëjnë të ditur se prania e dronëve ka shtyrë zyrtarët të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së Rubio-s dhe Hegseth-it për arsye sigurie. Megjithatë, deri tani nuk është marrë një vendim i tillë dhe të dy zyrtarët vijojnë të qëndrojnë në të njëjtin vend, sipas një zyrtari të lartë qeveritar.

Në sfondin e zhvillimeve, ushtria amerikane ka rritur nivelin e monitorimit të kërcënimeve të mundshme, për shkak të gjendjes së lartë të alarmit të lidhur me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, refuzoi të komentojë në detaje mbi incidentin, duke deklaruar se Departamenti i Mbrojtjes nuk mund të diskutojë lëvizjet e sekretarit për arsye sigurie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE