LAJME / E Enjte 9 Tetor 2025, 17:05

“‘Vuaj nga diabeti, nuk isha mirë me shëndet’ – ‘Kam njoftuar kancelaren’ – Zbardhet dëshmia e rojes që ishte prezent gjatë vrasjes së gjyqtarit Kalaja”

Gjykata ka vendosur që tre personat e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Në mesin e tyre janë autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj.

Koxhaj, në dëshminë e tij, ka deklaruar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe kishte kërkuar leje tek kancelarja për t’u larguar një orë para ngjarjes, për shkak të diabetit.

Seanca ndaj të arrestuarve u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, krim i ndodhur mesditën e 6 tetorit, si dhe për plagosjen me armë të babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë në proces.

Ai përballet me tre akuza të rënda:

Vrasje e funksionarëve publikë Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake


Në lidhje me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, prokuroria dyshon se kishte dijeni për planin e nipit dhe mund të ketë pasur rol nxitës në tentativën për të sulmuar babë e bir, me të cilët është në konflikt për një pronë në Shkodër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE