
Big Brother Vip Albania do të rikthehet këtë vit, por më shpejt se sa e kishit menduar! Ka qenë vetë Sara, producentja e këtij formati, ajo e cila përmes një story në rrejtet sociale e ka thënë publikisht që reality show më i ndjekur në Shqipëri, por dhe përtej ku ka shqiptarë, do të vijë sërish këtë vit.
“S’ka Big Brother këtë vit? Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë”, e pyeti ndjekësja Sarën, e cila i ktheu një përgjigje troç dhe pastër duke e thënë njëherë e mirë që “po” , Big Brother Vip do të transmetohet edhe këtë vit.
“Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip”, iu përgjigj producentja.
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” nisi më 20 dhjetor 2025 dhe u mbyll më 18 prill 2026, pas 120 ditësh plot emocione, debate dhe surpriza, me Selin Bollatin që u shpall fituese.
Tashmë, vetëm pak muaj pas finales së madhe të edicionit të pestë, një reagim i Sara Hoxhës ka rikthyer vëmendjen te sezoni i ardhshëm dhe ka ndezur edhe më shumë kureshtjen e fansave. Gjithçka duket se po shkon drejt një tjetër kapitulli të “Big Brother VIP Albania”.
Edhe pse deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për datën e nisjes së edicionit të gjashtë, emrat e banorëve apo drejtuesin e spektaklit, sinjali i dhënë nga Sara Hoxha është i qartë: shtëpia më e famshme në Shqipëri pritet të hapë sërish dyert.
Madje, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe zëra se “Big Brother VIP Albania 6” mund të nisë shumë shpejt dhe se ky edicion mund të sjellë jo pak surpriza. Një prej ideve që ka ngjallur më shumë kuriozitet është edhe mundësia e një rikthimi të fituesve të të gjitha edicioneve të “Big Brother VIP Albania”.
Por, për momentin kjo mbetet vetëm një hipotezë dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Nëse një rikthim i tillë do të ndodhë, padyshim që do ta kthente edicionin e gjashtë në një nga sezonet më të komentuar deri më tani.
Çfarë po përgatitet pas dyerve të shtëpisë? Përgjigjet do t’i marrim së shpejti. Një gjë është e sigurt, “Big Brother VIP Albania 6” duket se po afron dhe surprizat mund të jenë më të mëdha nga sa pritet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
