
Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e dyfishtë dhe përdhosje të kufomës në lidhje me vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.
Sipas vendimit të gjykatës, u rrëzua ankimi i mbrojtjes dhe u pranua kërkesa e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin e dhënë në shkallët e mëparshme të gjyqësorit.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në Firence. Pesë vite më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u gjetën të copëtuara në katër valixhe të hedhura në një zonë pranë superstradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut të Solliçiano.
Gjykata e apelit në vitin 2025 kishte konfirmuar dënimin me 30 vite burg, duke refuzuar si kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, ashtu edhe atë të mbrojtjes për pafajësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
