LAJME / E Diel 24 Gusht 2025, 17:05

Vr*u gruan para syve të fëmijëve, babait i ndodh i pabesueshmja kur përballet me të bijën në gjykatë

Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau në Greqi bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të mitur, ka dalë sot para Prokurorit.

Në mbërritjen në Prokurori, ai refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi motivin e krimit apo pendesën e tij, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur.

Sipas mediave greke, brenda gjykatës ai është përballur me vajzën 18-vjeçare, e cila i kërkoi shpjegime. Nakoleci është përgjigjur: “U errësova, nuk doja ta bëja.”

Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje, ndërsa marrja në pyetje është caktuar më 26 gusht, ora 10:00. Është urdhëruar gjithashtu një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të viktimës.

Hetuesit po shqyrtojnë edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe po verifikojnë rrethanat e lirimit të tij.

Pas krimit, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, derisa policia e gjeti vetëm 200 metra larg banesës së tij, në një vend të braktisur.

Në momentin e arrestimit ai u shpreh: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Ai kishte ndërruar rrobat, të cilat dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën telefoni dhe arma e krimit.

Autoritetet greke thanë se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte precedentë penalë.

Autopsia mbi trupin e 36-vjeçares do të kryhet më 25 gusht në Selanik, për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE