
Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.
Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3853843254906738%2F&show_text=0&width=361" width="361" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
