LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 16:04

Vr.asja trondit Shkupin: Policia ka arrestuar të dyshuarin që v.rau babanë e tij dhe plagosi nënën

Më 12.07.2026, rreth orës 23:00, në Shkup, në territorin e Stacionit Policor Bit Pazar, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar B. Xh. (31) nga Shkupi, pasi, sipas denoncimit, me thikë i ka shkaktuar plagë babait të tij, E. L. (52) nga Shkupi.

Sipas raportimit, më 12.07.2026 rreth orës 22:35, në shtëpinë familjare, E. L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare (nënën e B. Xh.). Pas kësaj, B. Xh. dyshohet se i ka shkaktuar plagë me thikë babait të tij.

Pas ndërmarrjes së masave, policia e ka privuar nga liria B. Xh., ndërsa gruaja 54-vjeçare është dërguar në Spitalin **“Shën Naum Ohri”** për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

**Me urdhër të prokurorit publik, trupi i E. L. është dërguar për autopsi, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE