
Protestat e fermerëve në Greqi janë duke u përshkallëzuar, pasi fermerët duken të vendosur të vazhdojnë bllokadat edhe gjatë festave të fundvitit nëse kërkesat e tyre kryesore nuk plotësohen.
Gjatë kësaj kohe presioni ndaj qeverisë po rritet ndjeshëm. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje dy herë gjatë fundjavës për dialog, por mungon ende një përfaqësim i organizuar i fermerëve, duke e bërë komunikimin të vështirë.
Ndërkohë, policia përgatitet për lëvizje të reja të protestuesve që synojnë portet dhe aeroportet, ndërsa bllokadat në Rrugën Kombëtare Athinë–Selanik e kanë komplikuar rëndë qarkullimin.
Rrugët kryesore do të bllokohen për dy orë gjatë ditës ë sotme, ndërsa të mërkurën do të bllokohet porti i Volosit. Mitsotakis theksoi se qeveria është e gatshme të mbështesë fermerët “e ndershëm” dhe se fondet që u takojnë do t’u jepen të plota, por nënvizoi se ekstremizmi në protestë nuk ndihmon në arritjen e zgjidhjeve.
Në këtë klimë tensioni, dy ish-kryeministrat Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras ndërhynë duke shprehur mbështetje për bujqit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
