
Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka mbajtur një fjalim prekës gjatë Akademisë Përkujtimore të organizuar në Çair për nder të djalit të saj.
E njohur për forcën e saj si arsimtare me një karrierë të gjatë, ajo pranoi se përballë kësaj dhimbjeje fjalët e kishin humbur peshën, ndërsa u shpreh krenare për dashurinë e madhe që publiku kishte treguar për artistin.
“Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithë juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë”, tha ajo
Mes emocionesh të forta, Gjylymsere zbuloi se periudha e fundit e jetës së Shpatit kishte qenë e vështirë për të gjithë.
“Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje,” u shpreh ajo, duke kërkuar forcë për të mbajtur gjallë kujtimin e tij përmes nipërve dhe mbesave.
Ky rrëfim i sinqertë hodhi dritë mbi përjetimet e familjes para ndarjes tragjike nga jeta të këngëtarit, duke emocionuar të gjithë të pranishmit në sallë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
