LAJME / E Premte 13 Mars 2026, 16:04

Visar Zhiti: “Enver Hoxha përdori gja’kun e 27 bebeve për t’u kuruar! Studiuesi zbardh rrëfimin e nënave”

Shkrimtari dhe ish-i burgosuri politik Visar Zhiti ka rikthyer në kujtesën publike një nga episodet më të errëta të diktaturës komuniste në Shqipëri, duke rrëfyer detaje tronditëse nga revolta e burgut të Qafë Barit dhe torturat që përjetuan të burgosurit politikë në atë periudhë.

I ftuar në emisionin “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika në “Shijak TV”, Zhiti ndau dëshmi të forta për dhunën, represionin dhe trajtimin çnjerëzor që iu bë kundërshtarëve të regjimit në burgjet famëkeqe të diktaturës.


Sipas tij, revolta e Qafë Barit ishte një shpërthim i dhimbjes dhe revoltës së të burgosurve politikë kundër kushteve çnjerëzore dhe torturave sistematike, duke pasuar revoltën e njohur të burgut të Spaçit, një tjetër simbol i rezistencës kundër regjimit komunist.

Zhiti tregoi se shumë të burgosur u përballën me dhunë brutale nga oficerët dhe gardianët e burgut, ndërsa disa prej tyre pësuan tortura të rënda që lanë pasoja të përjetshme.

Në rrëfimin e tij, ai përmendi edhe një episod të rëndë, ku një oficer i burgut dyshohet se kishte ushtruar dhunë ekstreme ndaj një të burgosuri, duke e lënë atë të gjymtuar. Sipas Zhitit, ajo që e bën edhe më tronditëse këtë histori është fakti se disa nga personat që kanë qenë pjesë e aparatit represiv të asaj kohe sot jetojnë të lirë dhe madje kanë ndërtuar biznese e jetë të reja, pa u përballur kurrë me drejtësinë për veprimet e tyre.

VIDEO


Rrëfimi i Visar Zhitit sjell edhe një herë në vëmendje plagët e së kaluarës dhe debatin e vazhdueshëm në shoqërinë shqiptare për përballjen me krimet e diktaturës, drejtësinë për viktimat dhe ruajtjen e kujtesës historike që ngjarje të tilla të mos harrohen kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE