
Në një takim të Partisë Demokratike në Dibër, deputeti i opozitës Xhelal Mziu foli ndër të tjera për platformën e PD-së për vitin e kaluar, duke renditur se prioritetet e PD ishin punësimi, mbështetja për fëmijën e tretë, kreditë dhe… “një pagë 200 euro”.
Deklarata ka shkaktuar reagime dhe ironi në rrjet, për shkak se paga minimale në Shqipëri prej kohësh e ka kaluar nivelin e 200 eurove. Aktualisht, paga minimale zyrtare është ndjeshëm më e lartë, çka e bëri premtimin të tingëllojë më shumë si një rikthim në kohë sesa si një objektiv për të ardhmen.
Por pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur Mziu shtoi se, nëse kjo platformë do të realizohej, mirëqenien e shqiptarëve do ta kishin zili edhe vendeve të Bashkimit Europian.
Kombinimi i një page prej 200 eurosh me idenë se Shqipëria do të kthehej në objekt zilie për qytetarët e BE-së, u komentua gjerësisht si një prej atyre rasteve kur entuziazmi elektoral duket se humbet çdo kontakt me realitetin ekonomik.
Është një deklaratë që më shumë se sa për nivelin e ambicies së opozitës, tregon se sa e shkëputur nga realiteti është forca politike që synon të jetë alternativë qeverisëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
