LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 15:03

Video nga vendi i ngjarjes! E rrihte viktimën me allti në kokë ndërhynë Policia e Kosovës

Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr në një hapësirë publike.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale dhe është siguruar nga IndeksOnline, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e dyshuar, pak çaste pas incidentit.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga IndeksOnline, nga të shtënat kanë mbetur disa persona të plagosur, ndërsa ka edhe raportime të pakonfirmuara për viktima. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar që konfirmon numrin e saktë të të lënduarve apo viktimave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat po ofrojnë ndihmë për të lënduarit dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Zona është siguruar nga policia, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe po intervistojnë dëshmitarë për të përcaktuar se si ndodhi incidenti dhe çfarë e parapriu atë.

Autoritetet pritet të dalin me një komunikatë zyrtare pasi të përfundojnë veprimet e para në vendin e ngjarjes.

Ky lajm do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE