
Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i dyshuar i armatosur hapi zjarr në një hapësirë publike, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Në videon e publikuar shihet momenti kur një polic civil ndërhyn me shpejtësi dhe neutralizon personin e dyshuar, vetëm pak çaste pas incidentit. Ndërhyrja e tij ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe njësitet e tjera të Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga IndeksOnline, nga të shtënat kanë mbetur disa persona të plagosur. Ndërkohë, në disa raportime mediatike është përmendur edhe mundësia e viktimave, por deri në këtë fazë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës.
Pas incidentit, ekipet e emergjencës u kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa zona është rrethuar për t’u mundësuar hetuesve kryerjen e ekzaminimeve dhe mbledhjen e provave.
Policia pritet të japë detaje shtesë lidhur me numrin e të lënduarve, gjendjen e tyre shëndetësore, motivin e ngjarjes dhe identitetin e personit të dyshuar.
Portali ynë do ta përditësojë këtë lajm sapo të ketë informacione të reja zyrtare nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
