LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 17:05

Video / E rrahu Suada Sherifi se i kapi burrin trafikant? Xhulja Xhekaj e PD shpërthen ndaj Ervin Salianjit. Me urdhër të Mulit?

Një konflikt i ri nën brez ka shpërthyer në Partinë Demokratike mes aktivistes së PD-së Xhulia Xhekaj dhe kandidatit të përjashtuar për kryetar të kësaj partie, Ervin Salianji.

Prej dy ditësh, në media është publikuar dhe ka nisur të shpërndahet me shpejtësi një lajm, sipas të cilit kandidatja për deputete e PD-së Xhulja Xhekaj është rrahur nga ish misi Suada Sherifi, pasi pretendohet se Xhekaj i ka joshur ish bashkëshortin, Eldi Dizdari, trafikant i njohur kokaine.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj e ka mohuar në komente pretendimin se është rrahur dhe tërhequr zvarrë nga vajza e tezes së saj, Suada Sherifi, për shkak të Eldi Dizdarit.

Por, Xhekaj duket se dyshon se pas këtij lajmi mund të qëndrojë Ervin Salianji, pretendent për të marrë drejtimin e PD-së, por që u përjashtua nga Sali Berisha duke e konsideruar tradhtar. Xhekaj ka shpërthyer në sharje dhe epitete ndaj Salianjit, përmes një video të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, nga linja e Salianjit ka dyshime të forta se Xhulja Xhekaj po nxitet nga Sali Berisha dhe Flamur Noka për të sulmuar Salianjin. Në një linjë me retorikën e Berishës dhe Nokës, Xhulja Xhekaj e akuzon Salianjin se është ‘birësuar’ nga pushteti, se ka mbjellë flokët në burg dhe se ka devijuar nga vija e partisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE