LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 20:08

VIDEO/ E bujshme! Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes, gjest i bukur nga

Në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Arteve nderoi mbi 30 figura të njohura që kanë lënë gjurmë në historinë e institucionit dhe në edukimin e brezave të artistëve shqiptarë.

Mes emrave të vlerësuar ishte edhe skulptori i njohur Kristaq Rama, i cili u nderua me certifikatë mirënjohjeje për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e arsimit të lartë në fushën e arteve”.

Në aktivitetin ku morën pjesë studentë, ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikata në emër të Kristaq Ramës u tërhoq nga nipi i tij, Zaho Rama, djali i kryeministrit Edi Rama dhe Linda Ramës.

Momenti u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe u kthye në një nga çastet më emocionuese të ceremonisë jubile të Universitetit të Arteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE