LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 02:02

Vendimi për tu mbuluar, Alba zbulon se çfarë i thanë hoxhallarët


Vendimi i Albës Pollozhani për të mbuluar kokën sipas ritualeve islame ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga momenti i parë në Big Brother VIP Kosova, shkruan Raporto24.

Por ish-banorja ka zgjedhur të sqarojë më qartë se kjo nuk është një vendim i nxituar, por një hap i menduar dhe i përgatitur me kujdes.


Alba tregon se feja ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, por për të marrë një vendim kaq personal dhe të thellë shpirtërisht, ishte e nevojshme të konsultohej me persona të besueshëm dhe me njohuri të thella fetare. Këshilla që mori ishte e qartë: çdo hap duhet të vijë gradualisht, “hap pas hapi”.


“Shamija nuk është thjesht një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore,” shkruan Alba, duke theksuar se vendimi i saj lidhet me brendësinë dhe me përkushtimin ndaj fesë, jo me pritshmëritë e të tjerëve.

Me këtë sqarim, Alba i jep fund spekulimeve, duke treguar se rrugëtimi i saj është i sinqertë, i matur dhe i bërë me ndërgjegje, pa nxituar asnjë hap, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE