
Në ditën e fundit të vitit Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të urojë ndryshe punonjësit e sistemit penitenciar.
Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, ka ndarë lajmin se Qeveria Shqiptare ka garantuar policat e sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare.
Ky sigurim, sipas tij, është një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.
“Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë 3-vjeçare. Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre”
Drejtori Qose e cilësoi këtë nismë jo thjesht si një dhuratë fundviti, por si një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve të burgjeve.
“Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit”, tha Qose, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
