LAJME / E Hënë 8 Shtator 2025, 13:01

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër/ U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi

Eugen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.

Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit. Vaso është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet.

Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE