LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 20:08

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, gjykata jep vendimin për mjekun dhe reanimatoren

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg që iu konvertua në 2 vite shërbim prove si edhe pezullim license për një periudhë 2-vjeçare.

Petrit Rexhepi, gjinekolog, u dënuar me 6 muaj burg që iu konvertua në 12 muaj shërbim prove., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE