
Gazetarja Klodiana Lala, trajtoi këtë të martë, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit.
Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy persona të panjohur për ta.
Që në momentin e parë ata i identifikuan si efektivë policie.
Por ndërsa u përpoqën të mësonin mbi arsyet e ndalimit të njeriut të tyre, njëri prej tyre në formë urdhërore u kërkoi vizitorëve të padëshirur në këtë skenë, që të largoheshin menjëherë nga aty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
