LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 15:03

Vajza bëhet me babain dhe dhu*on nënën në Elbasan

Një rast dhune në familje ka çuar në arrestimin e një 52-vjeçari dhe në procedim penal për vajzën e tij, pas një sulmi ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 52 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit në gjendje të lirë për vajzën e tij, R. Z., 23 vjeçe.

Dyshohet se babë e bijë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së 23-vjeçares, ish-bashkëshortja e D. Z., ndonëse kjo e fundit ishte e mbrojtur me urdhër gjykate.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE