LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 22:10

Urgjente! Rrhet gazetari shqiptar

Një gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona mbrëmjen e sotme në Shkodër, rreth orës 20:00.

Sipas raportimeve, gazetari Ervin Dushi pretendon se është dhunuar nga shtetasi Prek Gjoni, i cili sipas Dushit është pronar i rrjetit të marketeve “Xhedis”, si dhe

me disa persona të tjerë që ndodheshin në shoqërinë e tij në momentin e incidentit.

Gazetari Dushi shprehet se konflikti dhe dhuna ndaj tij kanë ardhur si pasojë e një denoncimi të mëparshëm që ai ka bërë në mbështetje të një punonjëseje të një

prej marketeve të administruara nga Gjoni, e cila, sipas tij, kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin.

Pas ngjarjes, Dushi ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës, ndërsa ka deklaruar se çështjen do ta ndjekë më tej përmes institucioneve ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE