LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 13:01

Urgjente për pushuesit në Shëngjin: Ky njoftim u drejtohet të gjithë qytetarëve nga Kosova

Zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit mbrëmjen e së premtes vijon të jetë aktiv, ndërsa autoritetet shqiptare kanë intensifikuar operacionin për shuarjen e flakëve, duke angazhuar forca nga toka dhe ajri.

Ekipet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Në mbështetje të operacionit është angazhuar edhe helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri në zonat ku terreni e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve tokësore.

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, ka bërë të ditur se operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, të cilat e vështirësojnë punën e ekipeve në terren.

Sipas tij, pavarësisht sfidave, forcat e angazhuara po punojnë pa ndërprerje për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, aktualisht banesat dhe bizneset nuk janë të rrezikuara, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht nga strukturat e emergjencës.

Në operacion janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, strukturat e mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat po bashkëpunojnë për izolimin e plotë të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Pas shuarjes së plotë të flakëve, autoritetet kompetente pritet të nisin hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm rrezikun e zjarreve në shumë zona të Shqipërisë, ndaj autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë vatra zjarri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE