LAJME / E Enjte 16 Janar 2025, 14:02

“Unë e shoh që do të më puthesh, por nuk ke shans”/ Si i priti Egli ngacmimet e Gjestit?

Me hyrjen e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” shumë dinamika kanë ndryshuar. Ai ka patur përplasje të forta me disa prej banorëve, por ka krijuar edhe raport të mirë me disa të tjerë.

Egli i ka qëndruar pranë këngëtarit në debatet e ashpra që ai ka patur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi ata herë pas here ‘ngacmojnë’ edhe njëri-tjetrin me batuta.

Ditën e sotme, teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, Gjesti e ka ngacmuar Eglin duke i thënë ‘a puthemi’. Pasi banorja e refuzoi, ai i thoshte: “Nuk ke shan ti buzët e mia t’i shijosh”, duke shkaktuar të qeshura.

 

 


Por kur ai thotë: “Unë duke dashur me u puth, me u kënaq, ti je duke bërë filma”, Egli Kthehet dhe e shikon dhe ia bën me shenjë që të mos flasë më.