LAJME / E Enjte 4 Shtator 2025, 20:08

Ulet ‘qepeni’ i shtëpive të barit/ Operacion i Agjencisë Britanike të Krimeve zhvillon bastisje, gjenden para dhe…

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një sërë bastisjesh në Birmingham dhe Dudley, duke shkatërruar disa “shtëpi bari” dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe para cash.

Sipas komunikatës së NCA-së , operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar dhe emigracionin ilegal. Në një nga shtëpitë e kontrolluara në Corser Street, Dudley, oficerët gjetën afër 80 bimë kanabisi, me një vlerë rreth 80 mijë paund.

Gjatë bastisjeve në disa adresa të tjera në Birmingham, u arrestuan gjithsej gjashtë persona. Në një banesë në Cornbrook Road u ndalua një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa një 29-vjeçare dhe një 21-vjeçar u ndaluan për shkelje të ligjit të emigracionit. Në të njëjtën shtëpi u sekuestruan rreth 50 mijë paund cash dhe 20 kilogramë kanabis në papafingo.

Në një tjetër bastisje në Fountain Road, një 31-vjeçar u arrestua për kultivim kanabisi, konspiracion për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Ai dyshohet se ka lidhje me shqiptarin 34-vjeçar të ndaluar më parë.

‘Goditja’ më e rëndë erdhi në Warstone Lane, ku u zbulua një sasi prej dy kilogramësh kokainë. Dy të rinj, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan nën akuzën e posedimit të drogës së klasit A me qëllim shitje.

Në një adresë tjetër në Pumphouse Way u gjetën pajisje për kultivimin e drogës në një kasolle në oborr, ndonëse në vendngjarje nuk kishte persona të pranishëm.

Shefi i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, tha se kultivimi i kanabisit dhe krimi i emigracionit janë shpesh të lidhur ngushtë, ku persona që ndodhen ilegalisht në vend shfrytëzohen dhe detyrohen të punojnë për të shlyer borxhet e udhëtimit. “Kjo është një goditje e rëndësishme për grupet kriminale të përfshira dhe për rrjetet e shpërndarjes në rrugë,” u shpreh ai. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e West Midlands, përkatësisht Njësinë për Luftën kundër Kanabisit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE