LAJME / E Enjte 27 Nëntor 2025, 22:10

Çudit interneti pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit - Selvije Jao në qendër të vëmendjes! (Foto)

Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur publikun shqiptar, ndërsa dhimbja për humbjen e tij është ende e freskët.

Por ndërkohë, një fenomen i pazakontë i ndodhur në rrjetet sociale ka hapur diskutime të gjera.

Partnerja e tij, Selvije Jao – e cila publikoi një mesazh shumë emocional pak orë pas vdekjes së artistit – ka përjetuar një rritje masive të ndjekësve në Instagram. Vetëm brenda disa orësh, llogaria e saj është shtuar me mbi 20 mijë ndjekës të rinj, një shifër që po komentohet shumë online.

Shumë përdorues shprehen se kjo vëmendje e vrullshme në një moment zie ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si rrjetet sociale po reagojnë në rastet e humbjeve njerëzore.

Disa e cilësojnë si një fenomen të shpjegueshëm nga kurioziteti i publikut, ndërsa të tjerë e shohin si një anë të zymtë të kulturës së klikimeve:

“Njerëzit të ndjekin më shumë nga tragjedia sesa nga suksesi” – shkruajnë komentuesit.

Nga ana tjetër, shumë persona kanë mbrojtur Selvien, duke theksuar se rritja e ndjekësve nuk është zgjedhje e saj dhe se ajo po përballet me dhimbjen më të madhe të jetës së vet – humbjen e partnerit dhe babait të djalit të tyre të vogël.

Ky debat i ri shtron një pyetje të madhe për epokën e mediave sociale:

A kemi harruar të respektojmë momente të tilla tragjike, duke e kthyer gjithçka në spektakël virtual, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE