LAJME / E Hënë 17 Nëntor 2025, 15:03

U tha se Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj u zine me grushte? Reagon Blendi Salaj

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatoret e mëngjesit Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi kanë pasur një debat të fortë mes tyre, i cili ka degraduar deri në përplasje fizike.

Deri në këto momente asnjë prej moderatoreve e përfshira nuk ka reaguar, por një reagim ka ardhur nga kolegu i tyre në emision, Blendi Salaj.

Si fillim Blendi ka publikuar një story në profilin e tij në instagram ku postonte lajmin, të cilit ai i vinte vulën “FAKE NEWS” (Lajm i rremë).

Edhe mëngjesin e sotëm, Blendi së bashku me vajzat pohuan se “ngjarja nuk ka ndodhur kurrë”.

Më pas ishte Blendi ai që ironizoi lajmin duke u thënë vajzave në një moment gjatë emisionit se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE