
Janë publikuar fotografitë e katër viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi në unazën e Shkupit, afër nyjës së Mirkovcit, ku humbën jetën disa persona në një përplasje fatale mes një kamioni dhe një automjeti.
Ariu shëtitet lirshëm nëpër rrugët e Manastirit, tmerrohen banorët (VIDEO)
Viktimat janë Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni operistik Riste Velkov, përcjell INA.
Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka kaluar barrierën mbrojtëse dhe është futur në korsinë e kundërt të lëvizjes. Aty është përplasur drejtpërdrejt me një automjet “BMW” në të cilin ndodheshin viktimat.
Nga përplasja e fortë ka shpërthyer zjarr, duke përfshirë të dy automjetet. Automjeti i viktimave është djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe kabinën e kamionit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe përgjegjësinë ligjore për ngjarjen tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
