LAJME / E Shtunë 18 Janar 2025, 13:01

U shfaq duke qëlluar 9 herë me armë zjarri nga makina, zv. kryeministri kroat jep dorëheqjen, autoritetet nisin hetimet. Video

KROACI- Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar nëntë herë me pistoletë.

Në video Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” e Zehre Bajraktarevicit. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”. Pas publikimit të videos, tashmë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse kroate.