
Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta të Greqisë (Beoti), ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e tij dhe personin e fundit që i biri ka takuar.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 27-vjeçarit u shpreh se ishte bashkëshortja e viktimës, me të cilën kishte dy fëmijë, 1 muajsh dhe 3 vjeç, që i tha se Sulo nuk po kthehej në banesë.
Ai rrëfeu se ditën e zhdukjes i biri kishte shkuar me një shok për të marrë patentën.
“Shoku i tij më tha që e çova në Kalkidha, më la në kafene dhe iku, më tha do kthehem prap. Pastaj telefoni i doli i fikur”, u shpreh babai i 27-vjeçarit.
Babai i Sulo Halilit: Nusja kishte telefonuar kunatën dhe i kishte thënë që thuaj babit “spo vjen Sulo”. Më pas më mori në telefon dhe tha që ishte zhdukur.
Kishte shkuar në punë, u kthye në shtëpi dje o tha nuses do iki të marr patentën. U nis me një shok të tijin, atje la shokun e tij dhe më pas ku shkoi nuk e dimë.
Kur ai e mori në telefon, ishte fikur. Nuk ka pasur konflikte me askënd, nuk e ka kërcënuar njeri.
Na bënë edhe gruan të vdekur. Nusen e kam në shtëpi, ai nuk i ka lënë asnjë përshtypje për këto çështje. Djalin nuk di ta ketë kërcënuar askush.
Hera e fundit që erdhi në Shqipëri ishte në shtator, dhe më pas iku në Greqi.
Kishte gati 7-8 vite që kishte shkuar atje, ndërsa i martuar kishte 4 vite. U njohën vetë me djalin tim, s’kanë pasur konflikte, kanë dy fëmijë bashkë.
Nga AND-ja që shkova e dhashë unë si baba.
Më tha që e çova në Kalkidha, më la në kafene dhe iku, më tha do kthehem prap. Pastaj telefoni i doli i fikur. Nuk ka pasur probleme as në Shqipëri dhe as në Greqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
