LAJME / E Martë 19 Maj 2026, 02:02

U plagos ne mesnate, vjen lajmi i keq per policin e Komisariatit nr.4 ne Tirane (Detajet)

Anxhelo Kumaraku, efektivi i Komisariatit nr.4 në Tiranë, është pezulluar menjëherë nga detyra me urdhër të kryepolicit Skënder Hita, pas ngjarjes që ka ndodhur pak pas mesnate në Shkozë. Ai ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Autoritetet kanë mundur të zbardhin dinamikën e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër që tentuan të vrisnin fqinjin e policit, por plagosën këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit Kedi Spaja i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe L. D.

Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi Kedi Spaja, 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Shtetit po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë Anxhelo Kumaraku, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE