LAJME / E Premte 23 Janar 2026, 16:04

“U përplas me kamionin, humb jetën në vend 20-vjeçari shqiptar në Itali”(Foto)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është Klaudio Gjoka, i ri nga Lezha, i cili jetonte dhe punonte prej vitesh në shtetin fqinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, në aksin Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës. Sipas mediave italiane, automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga 20-vjeçari, është përplasur me një kamion.

Përplasja ka qenë fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor, plagët e marra rezultuan të rënda dhe Klaudio Gjoka nuk mundi të mbijetojë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur familjarët dhe miqtë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

“Na këpute shpirtin o vëlla. Na copëtove zemrën o Klaudio”, shkruan kushëriri i tij, ndërsa një familjare tjetër shprehet: “O shpirti i tetës, na copëtove zemrat. Të dashtë Zoti pranë vetes, se ke qenë i miri i botës”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPEdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE